Shehi në Report Tv: Ja i vetmi sukses i Bashës në PD

30 Prill 2019, 16:49

Teksa ndërkombëtarët e kanë cilësuar djegien e mandateve nga opozita si një vendim të nxituar i pa vlefshëm për demokracinë, kreu i LZHK, Dashamir Shehu e lexon ndryshe. I ftuar në studion e Report Tv, në "45 minuta" përballë gazetarit Denis Minga, Shehi e ka cilësuar si një sukses, madje ai e ka cilësuar si arritjen e vetme të kryedemokratit Basha.

"Ne nuk duam të hyjmë në sistem politik. E quajmë sukses që kemi dalë nga parlamenti. Nëse do i përmblidhja një sukses zotit Basha është ky vendim ekstrem për të dalë nga parlamenti", tha Shehi në Report Tv.