Shemben objektet e para pa leje në Ksamil dhe Velipojë, Çuçi: Përgjegjësit para ligjit! Lamallari: Ligji do zbatohet çdo ditë, përfshirë dhe sezonin e verës

7 Qershor 2021, 18:48 | Përditesimi: 7 Qershor 2021, 18:48

Nga sot, duke nisur me dy prej zonave më të bukura turistike në vend, Ksamilin në ekstremin jugor si dhe Velipojën në jug, filloi operacioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet. Operacioni, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare 'rrëzoi sot' në zonën e Velipojës dhe Ksamilit objektet e para. Në velipojë parashikohet prishja e 15 objekteve të ndërtuara pa leje në bregdet, ndërsa në Ksamil janë parashikuar rreth 30.

r.k./Shqiptarja.com