Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit në Theth! Shpërthimi i komanduar përmbyll aksionin ndaj objekteve pa leje

15 Korrik, 16:13 | Përditesimi: 15 Korrik, 17:04

Është shembur paraditen e sotme me eksploziv ndërtesa e fundit në zonën e Thethit, duke përmbyllur kështu aksionin për lirimin e hapësirave në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit.

Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses, pa incidente.

r.k./Shqiptarja.com