Shembja e urës në Darzezë, roja i firmës: I thashë shoferit të mos kalonte se nuk e mban ura, por s’më dëgjoi! Kamioni kishte 50 tonë ngarkesë

3 Qershor 2021, 10:11 | Përditesimi: 3 Qershor 2021, 10:11

Roja i firmës që do të ndërtojë urën në Darzezë, thotë se i kishte thënë shoferit të kamionit që ra në lumë të mos kalonte se ura nuk e mbante peshën që kishte.

Ura mban 15 tonë peshë, kurse kamioni kishte rreth 50. Shoferi i kamionit ka kaluar dhe si pasojë është shembur ura.

r.k./Shqiptarja.com