Shëngjin/ Ishte duke punuar në një pallat në ndërtim, punëtori bie nga lartësia dhe vdes

9 Maj, 09:31 | Përditesimi i fundit: 2024-05-09 15:14:41

Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin. Ai ka rënë nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident në punë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë një punëtor, i cili ende nuk është identifikuar.