Shëngjin, rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2 persona nga Policia Kufitare

24 Prill, 16:33

Dy shtetas në Shëngjin të cilët rrezikonin të mbyteshin janë shpëtuar nga shërbimet e policsë kufitare. Në hapësirën ujore mes Tales dhe Lezhës, për shkak të dallgëve të detit, 2 shtetasit kishin mbetur të bllokuar në mjetin me të cilin kishin dalë të peshkonin.