SHËNIMET e kryeminsitrit Rama: Protestat e PD degjenerim! Gjyqi Hagës, një bombë mbi kosovarët

15 Shkurt, 10:32 | Përditesimi: 15 Shkurt, 10:32

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka marrë një ftesë nga Presidenti Donald Trump për të vizituar SHBA-të. Rama tha se e ka pranuar ftesën dhe këtë javë do të jetë në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes. Rama gjithashtu dënoi aktet e dhunës në protestën e fundit të PD-së dhe kërkesën e Prokurorisë Speciale në Hagë për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së. Lidhur me vendimin e Kushtetueses që la në fuqi pezullimin e Ballukut, Rama paralajmëroi se do të depozitojë të hënën kërkesën për ndryshime ligjore në Grupin e PS, lidhur me kompetencat e gjykatave.

I.M/Shqiptarja.com