‘Shërbimi më mizerabël në glob’, Rama: RTSH duhet të reformohet, çdo opsion duhet të jetë në tryezë, edhe mbyllja përfundimtare

16 Janar, 19:16 | Përditesimi: 16 Janar, 19:16

Kryeministri Edi Rama shfaqi hapur kritika për mënyrën e menaxhimit të Radio Televizionit Shqiptar ndër vite, duke e quajtur një dështim. Pas mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama tha mes kritikave se Shqipëria sot nuk ka televizion publik, ndërsa shërbimin e televizionit publik e konsideroi si “shërbimi me mizerabël në botë”. Kreu i qeverisë tha se asnjë nga taksat publike nuk do të shkojë më për televizionin publik derisa të reformohet.

A.M/Shqiptarja.com