Sherebela shqiptare “pushton” tregun amerikan, 12 mln USD u eksportua në 2023! Eksperti: Fitimet do ishin më të larta nëse s’do ishte zhvlerësuar valuta

3 Janar, 11:18

Eksportuesit shqiptarë po furnizojnë tregun e SHBA me bime mjekësore dhe aromatike, kryesisht sherebelë. Deri në dhjetor eksporti i sherebelës drejt SHBA, ishte në vlerë 12 milionë dollarë. Por pavarësisht prezencës në tregjet ndërkombëtare, fermerët kërkojnë mbështetje pasi rënia e euros u ka ulur fitimet.