Sherr me thika në Shkodër, plagoset 22-vjeçari! Në kërkim autori (EMRAT)

16 Shkurt, 10:47

Dy të rinj janë konfiktuar me njëri-tjetrin në Shkodër, sherr i cili më pas ka agravuar në përdorimin e thikave.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Skëndërbeg’ dhe dyshohet se Anton Gjergji, 26-vjeç, ka plagosur me thikë Amrandio Gjokën 22-vjeç banues në fshatin Hot i Ri. Ky i fundit është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.