Sherr me thika në Vlorë, plagoset 42-vjeçari

31 Maj 2021, 19:06 | Përditesimi: 31 Maj 2021, 20:18

Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë, pas një sherri mes disa personave. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Kali i Trojës”, ku i plagosur ka mbetur Klodian Petraq Toska. Ai ka marrë një plagë në krah, ndërsa është dërguar menjëherë në spital, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Personat e tjerë të përfshirë në ngjarje nuk janë identifikuar ende, ndërsa nuk dihen as rrethanat e ngjarjes. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

b.ha./Shqiptarja.com