Sherr mes dy familjeve në një dyqan lulesh në Krujë, qëllohet me armë zjarri në ajër! Policia në kërkim të 4 vëllezërve

19 Qershor 2023, 21:14

Mbrëmjen e sotme disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një dyqan lulesh në Krujë. Pas një konflikti të çastit, dy vëllezërit D. Gj., dhe K. Gj që kishin në pronësi dyqanin e luleve janë konfliktuar fizikisht me R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër).