Sherr mes dy personave në Vlorë, goditet me thikë 20-vjeçari

20 Maj 2021, 11:39 | Përditesimi: 20 Maj 2021, 11:39

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Vlorë, pas një sherri të çastit me një person tjetër.

Policia bën me dije në një njoftim për mediat se ngjarja u regjistrua rreth orës 10:50, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, ku 20-vjeçari me inicialet A.L u godit me thikë nga një person me inicialet A.V.. I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Autori i dyshuar i është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

b.ha./Shqiptarja.com