Sherr mes shoferëve në Gjirokastër, shkak konkurrenca: Linjat e Libohovës na marrin pasagjerët

6 Maj, 10:26

Shoferët e kompanisë së transportit të udhëtarëve "Argjiro" në Gjirokastër janë përleshur fizikisht me shoferet e linjës së transportit të udhëtarëve të Libohovës për shkak të pasagjerëve. Sipas tyre shoferët nga linja e Libohovës nuk kanë pasagjerë dhe ndalojnë në Gjirokastër duke ju marrë klientët e tyre. Rusto Skendi shofer i linjës së autobusëve Tiranë-Libohovë- Tiranë është konfliktuar gjatë ditës së sotme me shoferet e linjës "Argjiro" e cila operon në po të njëjtën linjë. Sherri ka agravuar deri në përplasje fizike. Ky konflikt është prej gati 7 vitesh. Sipas shofereve të linjës Argjiro, autobusët që nisen nga Libohova nuk duhet të ndalojnë në Gjirokastër për të marrë apo lënë pasagjerë, i njëjti rregull vlen edhe për të gjitha agjencitë e tjera që operojnë. Por ky rregull thonë drejtuesit e mjeteve thyhet vetëm nga shoferët e kësaj linje.