Sherr në Kosovë, dy të rinj zihen me grushte dhe shkelma në mes të aeroportit

30 Prill 2023, 18:03 | Përditesimi i fundit: 2023-04-30 18:08:08

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në aeroportin “Adem Jashari” në Kosovë. Dy të rinj janë konflikuar me njëri-tjetrin dhe debati ka agravuar deri në zënkë fizike.

Nga pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, shihet disa burra janë duke u zënë dhe duke goditur njëri-tjetrin, teksa disa gra përpiqen t’i ndajnë.