SHERR në studio, NDËRPRITET emisioni. PLAS mes Haklaj e Gjuzit

17 Janar, 18:03 | Përditesimi i fundit: 2025-01-17 18:03:59

Debat i ashpër në ‘Studio Live’ mesa Azgan Haklaj dhe Kujtim Gjuzit.

Haklaj e sfidoi Gjuzin duke e përmendur një episod nga e kaluara, kur ky i fundit, sipas tij, i kishte kërkuar ndihmë në një situatë kërcënuese. Ai e konsideroi këtë një arsye për t’i kujtuar Gjuzit se duhet të jetë më i kujdesshëm në akuzat dhe qëndrimet e tij.

Gjuzi reagoi duke e mohuar dhe duke e akuzuar Haklajn për tendencë personale kundër Sali Berishës, ndërsa e ftoi të kontrollonte emocionet dhe gjuhën e përdorur.

HaklajKur ke pasur probleme te 15 katshi.  Më ke marrë mua në telefon hajde se po më rrezikohet jeta. Të të vijë turp.

GjuziTurp të të vijë ty. Ti e ke personale me Berishën.

Haklaj: Nuk guxon njeri ta ketë personale me mua.

GjuziKur të duash. Kur të duash. Kontrolloje veten Azgan! Kujt i thua i turpshëm?!