Sherr për shitjen e qirinjve në Kishën e Laçit, rojet private përplasen me tregtarët ambulantë! Kërkohet ndërhyrja e policisë së shtetit

23 Maj 2023, 12:01

Policia private ka denoncuar për dhunë fizike shitësit ambulantë që ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm në territorin e Kishës së Shna Ndout në Laç. Denoncimi është bere nga përgjegjësi i rojeve private, Gjon Shkëmbi në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, që ka në juridiksion dhe Laçin.