Sherri me deputetët e PD, Balla merret përsëri në mbrojtje nga Garda

2 Prill, 14:50 | Përditesimi: 2 Prill, 14:50

Një gardist i Kuvendit po qëndron përsëri krah Taulant Ballës në sallën e parlamentit pas sherrit të ndodhur pak më parë. Partia Demokratike thotë se Balla ka kërcënuar e ofenduar gratë e partisë ndërsa kërkojnë dhe përjashtimin e tij nga salla. Ndërkohë deputetë të PD kanë tentuar të godasin me shishe ujë Ballën.

A.M/Shqiptarja.com