Sherri në Sukth/ I plagosuri Paulin Kaçi: Po përdorin armën e shtetit për të na vrarë, gjykata të na japë urdhër mbrojtjeje

30 Korrik 2023, 13:16

Një prej të plagosurve nga sherri në Sukth të Durrësit, Paulin Kaçi flet për Report Tv, ndërsa tregon edhe si ndodhi ngjarja. Ai thotë se ishin vëllezërit Nikolla ata që dhunuan babin e tyre, Pjetër Kaçin. Konflikti bëhet për rrugën në lagje, ndërsa Paulin Kaçi i bën thirrje gjykatës që të marrin urdhër mbrojtjeje, pasi kanë frikë se sherri me vëllezërit Nikolla mund të agravojë sërish. Ai thotë se kanë prej rreth 6 muajsh debate dhe se vëllezërit Nikolla i ofendojnë vazhdimisht.