Sherri te pika e karburantit në Lezhë, arrestohet 37-vjeçari dhe dy punëtorët! Shqiptari nga Kosova në gjendje të dehur, tentoi t’i përplasë me makinë

6 Gusht 2023, 18:15

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri që ndodhi ditën e djeshme në një pikë karburanti në Lezhë. Sipas burimeve për Report Tv, ngjarja ka ndodhur për motive krejtësisht banale. Shqiptari nga Kosova, Migjen Mulaj në gjendje të dehur ka shkuar pranë biznesit ku punonin Nikoll Sokoli e Kujtim Rusi për të kryer nevojat personale.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:39 të ditës së djeshme  në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot.

Pas këtij veprimi të Migjen Mulajt, dy punonjësit kanë shkuar për t’u konflikuar me të, me fjalë ndërkohë 34-vjeçari është futur në makinë dhe i ka sharë. Teksa dy punëtorët po ktheheshin tek vendi ku punonin, 34-vjeçari kishte ‘plane’ të tjera për ta.