Shfrytëzimi i të miturve në punë, shoqëria civile në marshim! Hazizaj për Report Tv: Asnjë reagim nga qeveritarët, fenomeni shumë shqetësues

12 Qershor 2023, 11:34 | Përditesimi i fundit: 2023-06-12 11:34:48

Dita e sotme, 12 qershori përkon në ditën botërore kundër punës së fëmijëve. Kjo ditë e rëndësishme për sensibilizimin e një fenomeni gjithmonë e më shumë në rritje është vënë në vëmendje edhe nga shoqëria civile në Tiranë.