Shfrytëzonin të miturin për përfitime në TikTok, pranga babait dhe gjyshes në Sarandë! Postonin video të 10-vjeçarit me fjalë banale

21 Shkurt, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2024-02-21 15:46:07

Një 44-vjeçar dhe nëna e tij janë arrestuar në Sarandë, pasi shfrytëzonin djalin 10-vjeçar për të përfituar përmes tij para në TikTok. Babai ndante në TikTok video të djalit të tij të mitur, i cili në këto video shfaqej duke përdorur fjalë denigruese dhe banale.