Shi i dendur në Kuçovë, disa shtëpi të përmbytura

30 Maj 2023, 11:31

Disa shtëpi janë përmbytur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, pas shiut të dendur që përfshiu një pjesë të vendit. Banorët janë vënë në gatishmëri dhe po heqin me kova ujin nga banesat.