Shifra rekord/ Të ardhurat nga turizmi në vitin 2023 arritën në 4.1 mld euro! Optimizmi rritet edhe për 2024, në janar-shkurt hynë në vend 970 mijë të huaj

25 Mars, 16:12

Bumi turistik i vitit 2023 është shoqëruar me rritje të fortë të ardhurash nga sektori i turizmit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë vjet të huajit kanë shpenzuar në vend 4.1 miliardë euro, ose rreth 1.3 miliardë euro më shumë se në 2022. Këto fitime do të ishin edhe më të larta nëse sektori do të ishte i formalizuar, pasi vjet 4500 struktura akomoduese, ushtruan aktivitetin në paligjshmëri.