Shifrat/ Borxhi publik në vitin 2023 ra me 92.3 mln euro

23 Shkurt 2024, 19:47 | Përditesimi: 23 Shkurt 2024, 19:47

Edhe pse borxhi publik vjet arriti në vlerën më të ulët të dekadës, referuar të dhënave të Ministrisë së Financave kostot e kthimit të borxhit u rritën. Afro 988 milionë euro është vlera e pagesave që ka bërë shteti për interesat dhe principalet e borxhit të marrë. Ndërsa në total borxhi publik vjet zbriti në 13.4 miliardë euro.

r.k./Shqiptarja.com