Rimëkëmbja ekonomike duket e vështirë për një sërë sektorë, që u goditën edhe më shumë prej saj. Ndonëse sezoni turistik ka nisur dhe do duhej që të shënoheshin rritje, shifrat e INSTAT tregojnë të kundërtën. Aktiviteti i agjencive turistike dhe bareve e restoranteve vijojnë të regjistrojë rënie në xhiron e tyre e për pasojë vijojnë të largojnë punonjësit nga puna. Sipas raportit të INSTAT në tremujorin e parë të këtij viti shitjet e agjencive turistike janë ulur me 46,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë është ulur me 23.6% numri i të punësuarve, si dhe është tkurrur me 20.9 fondi i pagave. Shkak për këtë rënie të vazhdueshme është bërë pasiguria për të ardhmen dhe kufijtë e mbyllur me BE. Të dy këto faktor bënë që të huajt por edhe shqiptarët të mos rezervonin apo të udhëtonin normalisht. E njëjta situatë është edhe me hotelet, të cilat në mungesë të aktiviteteve në ambiente të mbyllurave por edhe të turistëve në këtë periudhë kanë shkurtuar pagat dhe stafit ndërsa shitjet janë ulur me 5.5%. Edhe sektori i bareve dhe restoranteve nuk është në situatë të mirë ekonomike, pavarësisht se shumë sektorë të ekonomisë kanë nisur të rimëkëmben. Sipas të dhënave tek kategoria e bareve dhe restoranteve janë ulur shitjet me 6.9%, është tkurrur punësimi me 9.5% dhe pagat me -0.2%. Të dy këto sektor pritet të marrin një hov ri-ngritje në muajit e verës për shkak edhe të sezonit turistik. Ndërkohë industria dhe ndërtimi janë dy nga sektorët që po gjallërojnë aktivitetin e tyre ekonomik. Sipas INSTAT në tre muajit e parë të këtij viti krahas bumit të ndërtimeve në vend, janë rritur me 12.9% shitjet e këtij biznesi, është rritur punësimi me 5.4% dhe pagat me 11.7% si dhe prodhimi me 16.1%. Po ashtu edhe industria po përjeton ditë pozitive për shkak se shitjet janë rritur me 23%, nga ana tjetër në rritje prej 19.9% është edhe prodhimi. Përmirësimi i këtyre dy treguesve ka sjell edhe rritje të numrit të punësuarve dhe pagave në industri për periudhën janar-mars 2021 krahasuar me vitin e kaluar.
Shifrat e INSTAT/ Industria e turizmit ende nën 'kthetrat' e pandemisë, ‘lulëzon’ ndërtimi e industria, rritet prodhimi e punësimi
Video të tjera
-
Report TV në Fierzë/ Gjigandi energjetik nis shkarkimet e kontrolluara, shmanget skenari i vitit 2010
12 Janar, 19:03 -
Skema kombëtare e bujqësisë, këtë vit 5.2 mld lekë për fermerët! Komisioni Europian për Report Tv: S’ka ende datë për zhbllokimin e IPARD
10 Janar, 17:31 -
Bonusi mujor me tavane, Çoçoli: Duhet të ishin sqaruar, pensionistët shprehen të pakënaqur po marrin më pak nga sa prisnin
9 Janar, 17:29 -
Bonusi mujor i pensionit me kushte, kush merr mbi 40 mijë lekë në muaj nuk përfiton! Ja si do funksionojë skema e re me 727 mijë përfitues
9 Janar, 17:27 -
Inflacioni mesatar për vitin 2025 ishte 2.2%! Dhjetori shtrenjtoi edhe më shumë ushqimet dhe qiratë
9 Janar, 17:18 -
Rritet mosha e pensionit/ Eksperti e sqaron: Ligji mban me hatër gratë me shkollë të lartë...
5 Janar, 22:41 -
Tatimi mbi të ardhurat, çdo familje me fëmijë nën 18 vjeç merr kompensim 48 mijë lekë! Për shpenzimet për shkollën, deri në 1 mijë € (KRITERET)
3 Janar, 16:23 -
S’ka më pagesa pa limit me para në dorë, hyn në fuqi tavani! Bizneset deri në 1000 € cash, mbi këtë vlerë do paguajnë me kartë
3 Janar, 16:22 -
Këtë vit gratë dalin në pension 2 muaj më të mëdha, 62 vjeç! Për burrat mbetet mosha 65 vjeç (Pensioni i plotë, me 39 vite punë)
3 Janar, 16:21 -
Brenda vitit 2026 do fshihen 2 mld euro borxhe të bizneseve! Lista me emrat e 3 mijë subjekteve
2 Janar, 19:35 -
Viti 2025/ Turizmi e pronat në rritje, bujqësia e industria në ngërç! Nga reforma e premtuar e pensioneve te skema e re me bonuset! Çfarë pritet të sjellë 2026-ta
1 Janar, 16:58 -
-
Mbyllet 2025-a/ Zv.guvernatorja për Report TV: ‘SEPA, suksesi i vitit! Kursi i këmbimit do vijojë luhatjen, kurse çmimet rriten me 3.6% në 2026
31 Dhjetor 2025, 14:16 -
Çmimet e larta po ‘zbrazin’ tryezën e ndërrimit të viteve, qytetarët: Më keq s’ka, është shtrënguar gjithçka
30 Dhjetor 2025, 19:33 -
A do ndryshojnë ligjet e Reformës në Drejtësi? Rama: Nuk mund të jem kryeministër i një vendi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar, duhet ndërhyrje
30 Dhjetor 2025, 13:10 -
Kosova kryeson investimet e huaja në Shqipëri! Tkurret Turqia, fuqizohet Austria! Të huajt, të ‘fiksuar’ pas blerjes së pronave
29 Dhjetor 2025, 18:36 -
Institucionet 'të paafta' të realizojnë investimet! Para 'mblidhen', por nuk shpenzohen (Suficiti 491 mln euro)
29 Dhjetor 2025, 16:24 -
Rishikimi i buxhetit/ 12 mln euro për t’i larë borxhet pushtetit vendor, 30% të fondit e marrin 5 bashkitë me detyrimet më të mëdha! Në krye Kavaja e Pogradeci
27 Dhjetor 2025, 15:20 -
Darka e fundvitit më e shtrenjtë se vitet e kaluara, çmimet ‘kulmojnë’ në dhjetor, ekspertët: Shteti të ‘zgjohet’, tregtarët abuzojnë
26 Dhjetor 2025, 17:07 -
Lajm i madh për pensionistët: Bonus i ri dhe më shumë rimbursime/ Ekspertja: Ja kush përfiton!
25 Dhjetor 2025, 20:29
