Shifrat e ISSH/ 353 mijë pensione pleqërie janë të pjesshme, më shumë se gjysma e pensionistëve! Shkak kontributet e pakta dhe nëndeklarimet e pagave

24 Maj, 15:21 | Përditesimi: 24 Maj, 15:21

Informaliteti po godet xhepin e moshës së tretë. Shifrat zyrtare të siguruara nga Report TV tregojnë se 55% e pensioneve të pleqërisë janë të pjesshme pasi nuk kanë plotësuar vitet e punës. Vjet, thotë Instituti i Sigurimeve pensionet e reja u lidhën me 24 vite punë, nga 38 vite e 8 muaj të domosdoshme për të marrë pagesë të plotë. Ndërkohë nëndeklarimi i pagave po bën që pensionet të jenë të ulëta.

E.H/Shqiptarja.com