SHIFRAT/ Kosto e lartë jetese! Shpenzimet nuk po i lënë vend qytetarëve për kursime

29 Prill, 17:40

Qytetarët dhe bizneset po shpenzojnë më shumë, dhe nuk po arrijnë të kursejnë. Të dhënat e fundit tregojnë se depozitat në mars u tkurrën me 19.9 miliardë lekë në raport me fillimin e këtij viti. Shkak sipas ekspertëve janë kostot e shtuara të jetesës për qytetarët, ndërsa bizneset po zgjedhin të investojnë, pasi fitimi nga depozitat është minimal.