Shifrat/ Në janar-mars investimet e huaja arritën në 354 mln euro, ‘triumfojnë’ pasuritë e paluajtshme, ekspertët: Tregu i pronave ‘i lirë’ për të huajit

11 Qershor, 15:54

Afro 354 milionë euro është vlera e investimeve të huaja, gjatë tremujorit të parë të këtij viti e përqendruar kryesisht në pasuri të paluajtshme. Tregu i Real-Estat po tërheq çdo vit e më shumë të huajt, kryesisht për ambiente biznesi. Ndërkohë në këtë periudhë ka humbur pikë energjia që ka përfituar vetëm 5% të totalit të investimeve të huaja.