Shijak/ Ndezi zjarr për mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me të mbjella! Hetim në gjendje të lirë për 83 vjeçarin

15 Gusht, 15:59

Një 83 vjeçar në fshatin Shetel të Shijakut po hetohet në gjendjet të lirë, pasi ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me të mbjella në pronësi të personave të tjerë.