Shijaku ‘mbytet’ nga tymi i plehrave, çudit kryebashkiaku Arbana: Zjarrvënësit po na dëmtojnë imazhin e bashkisë!

17 Qershor, 17:01

Prej ditës së diel digjet fusha e mbetjeve urbane në Shijak. Tymi ka mbuluar gjithë zonën, ndërsa zjarrfikëset ndërhynë për neutralizimin e flakëve. Situata është drejt normalizimit, por ende ka shumë tym. Kryebashkiaku Elton Arbana që duhet të mbajë përgjegjësi për rrethimin dhe ruajtjen e vendgrumbullimit, thotë se zjarri është vënë qëllimisht për të dëmtuar imazhin e bashkisë.