Shit-blerje votash për Partinë e Lirisë, 1 në pranga, 1 nën hetim! Qytetari kërkonte 15 mijë lekë për 4 vota

10 Maj 2023, 11:42 | Përditesimi i fundit: 2023-05-10 16:41:28

Komunikimi për shit-blerje votash për Partinë e Lirisë ka vënë në pranga 52-vjeçar Kristo Agalliu dhe ka vënë nën hetim Agron Duron. Ky i fundit po bisedonte me koordinatorin e Partisë së Lirisë në Kuçovë dhe i thoshte se do të sillte votues nga Kuçova drejt Tiranës kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra për 4 vota.