Në Durrës, situata më problematike paraqitet në zonën rreth stadiumit, Spitallë, ish-Kënetë, NISH Tulla, lagjen nr. 13 në zonën e Plazhit, si dhe në disa akse kryesore te qytetit. Reshjet e dendura të shiut gjatë natës shkaktuan probleme edhe në qytetin e Lezhës, në zonën e Kurbinit dhe në Krujë.

















