Shkarkime masive në RTSH? Peza flet për herë të parë: 200-300 veta nëpër kafe! 20 vite asnjë ditë në punë

24 Qershor, 16:49

Drejtori i RTSH, Alfred Peza u përgjigj para Komisionit të Medias për shkarkimet nga Televizioni Publik Shqiptar. Ai i quajti Fake-News pretendimet për shkarkime masive, por tha se u hoqën ata që nuk punonin. Peza u përplas me deputeten e PD Zhupa edhe për dëmin financiar që sipas saj shkaktuan largimet e padrejta.