Shkarkimi i Gjiknurit, Rama: Nuk ka lidhje dosjen e inceneratorëve, raporti ynë me drejtësinë është i qartë

29 Korrik 2023, 14:26

Nga Tepelena, ku zhvilloi takimin me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama komentoi shkarkimin e të gjithë sekretariatit, përfshirë këtu edhe Damian Gjiknurin. Rama tha se shkarkimi i tij nuk ka lidhje me spekulimet që janë bërë për dosjen e inceneratorëve. Kreu i qeverisë thekson se partia është në një proces reformimi dhe lëvizjet janë bërë për ta çuar punën në një nivel tjetër. Rama theksoi se raporti i PS me drejtësinë është i qartë, ndërsa vlerësoi punën e bërë nga Gjiknuri.