Shkarkimi i Metës, Komisioni miraton planin e hetimit! Braho: Si e vlerësoni gjendjen psiqike të presidentit, se populli e quan ‘të çmendur’

14 Maj 2021, 19:37

#reportTV #lajmeshqip #lajme

Këtë të premte (14 maj) është mbledhur sërish Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Gjatë mbledhje së sotme të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor kanë zgjedhur dy ekspertët ligjor të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun. Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi përgjigjet e marra nga institucionet, në lidhje me objektin e komisionit për shkeljet e kryera nga presidenti Ilir Meta, gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit. Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë deputeti Myslim Murrizi kërkoi që të në seancën dëgjimore të marrë pjesë edhe kreu i SHISH si dhe drejtori i Policisë së Shtetit. Sakaq gjatë diskutimit dhe ngritjes së pyetjeve, anëtari i Spartak Braho ka pyetur dy kolegët mjekë për gjendjen psikologjike dhe jo normale të presidentit Meta duke ju referuar deklaratave të tij me deklaratat e tij. Edmond Stojku ka tha se nuk do të ishte keq që të bëhej një kqyrje e thellë profesionale në lidhje me gjendjen psikologjike. Megjithatë anëtarja Klotilda Bushka tha se do të bëhet verifikimi i hetimit të shkeljeve që pretendohen nga kolegët deputet.