Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi edhe deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që tha se do të rikthejë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar apo larguar nëse vjen në pushtet dhe do të shkarkojë drejtuesen e SHIK.
Spahiu tha se ky është një premtim që i jepet Greqisë, vendit me të cilin ai ka aleatë në këto zgjedhje.
‘Premtimi për të shkarkuar kreun e SHIK është mesazh për Greqinë sepse Athina është aleati i PD në këto zgjedhje, është një aleancë e deklaruar. Janë premtime që kur e di që do vish në pushtet i rrit premtimet se s’do jesh në provë për ti mbajtur dhe s’më duket ndonjë çudi veçse për tu bërë partner me shumë grupe interesi. Mendon se këto janë grupe interesi dhe kanë grupet e tyre që mund të lobojnë për të maksimalizuar votat dhe janë premtime që s’do të realizohen. Do doja që të thoshte sot atë që tha në PE ku tha se një nga liderët e opozitës është torturuar dhe ai është Ilir Meta. Gjë tjetër thotë në Shqipëri dhe gjë tjetër në Europë. Ndërkombëtarët kanë burimet e tyre këtu dhe kanë informacione dhe s’është e ndershme që të thuhet ajo që është e vërtetë’, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com