Shkatërrohen parmakët dhe sinjalistika në Bypass-in e Shkodrës! ARRSH nuk mirëmban rrugën që kushtoi mbi 1.5 miliardë lekë

18 Prill 2023, 15:53

Vetëm një vit pas përfundimit të punimeve në segmentin e parë të Bypassit të Shkodrës vihet re shkatërrimi si pasojë e mos mirëmbajtjes nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që është enti pronar i këtij aksi mjaft të rëndësishëm në veri të vendit.