Shkatërrohet në Tiranë memoriali i Mit'hat Frashërit, eshtrat e tij erdhën me debate të forta tetorin e 2018-s

23 Dhjetor 2022, 14:25 | Përditesimi i fundit: 2022-12-23 16:53:55

Memoriali i Mit’hat Frashërit, një prej intelektualëve të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, është shkatërruar, i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Pamjet janë të trishta, ndërkohë që shikohet se busti është thyer e rënë në tokë, ndërsa është shkatërruar edhe pllaka e mermerit, e cila duket qartë se është sulmuar.