Shkelën kufizimin, brenda 4 orëve gjobiten 165 kalimtarë! Bllokohen 17 makina në Vlorë! Në Fushë-Krujë e Kukës nuk ndalen xhirot

19 Mars 2020, 15:30

TIRANËNdëshkimet e paralajmëruara ditën e djeshme nga qeveria për këmbësorët, kanë dhënë efektet e para. Pas orës 10:00, rrugët e qyteteve kanë ofruar një panoramë krejtësisht ndryshe nga dita e djeshme, por nuk kanë munguar "të pabindurit", e për rrjedhojë as gjobat e ndëshkimet. Brenda katër orëve gjobiten 165 kalimtarë. Në Vlorë janë bllokuar 17 makina, e ndërsa në Gjirokastër janë sekuestruar 2 biçikleta.