TIRANË- Kur u raportuan rastet e para me koronavirus, u duk sikur pati një ndërgjegjësim shumë të madh nga shqiptarët, të cilët filluan të rrallojnë daljet e tyre. Masat e ndryshme të marra nga qeveria si ndalimi i qarkullimit të makinave pa autorizim, mbyllja e kafeneve apo e transportit urban dhe efekte. Në ditët e para ishin shumë të pakët njerëzit që i shihnim në rrugë, por kjo situatë ka ndryshuar krejtësisht. Gazetarët e Report Tv në Tiranë dhe në disa qytete në rrethe raportojnë se njerëzit po lëvizin çdo ditë e më shumë pa respektuar asnjë rregull të ruajtjes nga COVID-19.

Xhiro në pedonale, "rreze dielli" në parqe...E njëjta gjë po ndodh Tiranë, në Fier, në Krujë, Elbasan, e për më tepër, Shkodra nuk nuk respekton asnjë nga rregullat. Rrugët janë plot me qytetarë të cilët duke se shfrytëzojnë diellin dhe ditët e pushimin për të dalë xhiro, por duke u shndërruar në rrezik serioz që ky koronavirusi të përhapet dhe të kemi një bilanc më të rëndëuar se 55 të infektuar, me të cilëve dy viktima.

Shqipëria prej 6 ditësh ka marrë masa kufizuese, ku janë mbyllur baret e restorantet, është përgjysmuar numri i punonjësve në shërbimet që janë të domosdoshme të qëndrojnë hapur, si supermarkete e farmaci, furra buke. Kufizimet që duhej të ndiheshin edhe më shumë dhe që janë më të rëndësishme për frenimin e përhapjes së COVID-19, kanë të bëjnë me vetëkarantinimin, me qëndrimin në shtëpi të të gjithë personave të paktën për 2 javë.

Por shqiptarët, edhe pse ditët e para duket se u ndërgjegjësuan në këtë aspekt, nisën t'i konsiderojnë si ditë pushimi, duke shfrytëzuar edhe temperaturat e larta e për të dalë jashtë. Nuk respektojnë më asnjë masë mbrojtëse, as distancën dhe as maskat e dorezat. Një situatë kjo, që  ndoshta do të sjellë masa të tjera edhe më të rënda kufizuese, edhe pse ditën e djeshme në një intervistë ekskluzive për Report Tv, kryeministri Edi Rama la të kuptohet se fokusi nuk do të jetë tek masat e reja por tek zbatimi në vazhdimësi i rregullave që tashmë janë vendosur. Më shumë sesa makinat, ku qarkullimi për ata që shkojnë në punë është vetëm në dy orare në mëngjes deri në 08:00 dhe pasdite 16:00 - 17:00, problemi më i madh po bëhen qytetarët që dalin në këmbë për shëtitje apo ata me biçikleta. Ndalimi për qytetarët është bërë vetëm pas orës 18:00 ndërsa kush kapet në rrugë jashtë këtij orari, gjoba është 10 mijë lekë. 

Qytetet e vetme që po zbatojnë masat janë Laçi dhe Lushnja, ku sapo ka përfunduar orari për lëvizjen e automjeteve të autorizuara rrugët janë zbrazur. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:59
Frikë nga gjobat dhe bllokimi i makinës! Laçi respekton karantinën


Qyteti i Laçit respekton urdhrin e vendosur nga qeveria përmes aktit normativ për karantinën. Report Tv ka bërë një vëzhgim nga ku rezulton se në rrugë nuk ka asnjë qytetar. Frika nga gjobat e bllokimi i makinave duket se është faktori kryesor që ka ndikuar në respektimin e vendimit.

Ora 12:34
Të pabindur që nga fillimi! Shkodranët mbushin shëtitoren dhe parqet publike! (VIDEO)

Për fat të keq shkodranët janë ndër të vetmit që nuk kanë shfaqur ndërgjegjësim që në ditët e para në lidhje me parandalimin dhe mbrojtjen nga koronavirusi edhe sot ata nuk kanë ndalur xhirot në pedonale duke qëndruar shumë pranë njëri-tjeterit, duke shkelur një ndër pikat kyçe, atë të distancës.

Po ashtu, parqet e lojërave janë të mbushura me prindër e fëmijë të cilët luajnë duke shfrytëzuar edhe temperaturat e larta. Sipas urdhrit të qeverisë, ndalohet qarkullimi në ambiente publike rekreative dhe parqe.

Ora 12:33
Grupe-grupe të çdo moshe në rrugë, zbehet ndërgjegjësimi edhe në Lezhë (VIDEO)

Ndërgjegjësimi i qytetarëve në Lezhë për t'u mbrojtur nga coronavisuri, po zbehet gjithnjë e më shumë. Në ditën e gjashtë të karantinës lëvizjet në qytet kanë qenë të shumta, kryesisht gjatë orëve të paradites.

Qytetar të të gjithave moshave janë parë duke lëvizur edhe në mënyre të grupuar, duke shkelur hapur rregullat e përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19.

Ndërkohë në qytetin e Lezhës lokalet vijojnë të zbatojnë urdhrin e qeverisë për të mos vijuar aktivitetin, ndërsa monitorimi i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor për zbatimin e aktit normativ është i vazhdueshëm. Gjithashtu një vëmendje e veçante po i kushtohet edhe higjienës në furrat e bukës të cilat kontrollohen në vazhdimësi. Qarku i Lezhës vijon të jetë i paprekur nga coronavirusi, pavarësisht se janë testuar një numër i konsiderueshëm personash të dyshuar si të prekur, por që kanë rezultuar negativ.

Ora 12:28
Vlonjatët shëtitje buzë detit, shëtitoret mbushen me njerëz (VIDEO)

Edhe në Vlorë qytetarët kanë mbushur shëtitoren në breg të detit duke mos respketuar masat në kuadër për parandalimin nga koronavirusi.

Në ditët me diell vlonjatët nuk po munden që t'i rezistojnë detit. 
 

Ora 12:22
Zhgënjejnë durrsakët! Hedhin poshtë ndërrgjegjësimin shembull! Sot lënë shtëpitë e dalin buzë detit (VIDEO)

Edhe durrsakët nuk i rezistuan dot motit të mirë këtë të mërkurë. Pavarësisht ndërgjegjësimit që shfaqën që në momentet e para duke mos dalë nga shtëpia si masë për parandalimin e koronavirusit, sot qytetarët kanë dalë buzë detit. Nuk është një numër i lartë dhe shqetësues qytetarësh, megjithatë është një situatë që bie në sy në Durrësin e sensibilizuar. Por bie në sy se tani shumica janë pa maska e doreza mbrojtëse.

Ora 12:18
Tirana 'thyen' karantinën...ZERO ndërgjegjësim, të gjithë në rrugë (VIDEO-FOTO)

Tiranë këtë të mërkurë i ngjasoi një dite të zakonshme. Pavarësisht kufizimeve, pavarësisht bllokimit të ambjente publike rekreative, parqeve, ndalimit të lëvizjes me orare, ett, qytetarët i gjen në rrugë, duke shijuar edhe faktin që dita është më mjaft diell. 

Asgjë nuk i ngjan Shqipërisë në karantinë, që të gjithë po apelojnë për të qëndruar në shtëpi, e për të frenuar sadopak virusin që është duke rrezikuar jetën e të gjtihëve ne, COVID-19. 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bëri një panoramim të situatës në zona të ndryshme të Tiranës, ku fluksi më i madh i qytetarëve ishte në kryqëzimin e 21-dhjetorit.

Ora 10:20
Në Krujë nuk ndalen xhirot në qendër të qytetit (VIDEO)

Ndonëse në Shqipëri koronavirusi ka shënuar viktimën e dytë, në Krujë xhirot në Bulevard nuk i kanë ndalur xhirot në bulevardet e qytetit. Duket sikur jeta në këtë qytet vazhdon normalisht.

Ora 09:51
Rrugët e Fierit të tejmbushura me njerëz (VIDEO)

Në qytetin e Fierit panorama është krejtësisht një pamje e një ditë normale.

Në ditët e para kur u raportuan rastet e para me koronavirus, shumë qytetarë iu bindën urdhrat e vendosura nga qeveria, por mesa duket sa më shumë ditë kalojnë aq më pak respektohen rregullat.

Kështu duket edhe në qytetin e Fierit, ku rrugët janë të tej mbushura me njerëz si asnjëherë më parë.