Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 896 shoferë në Tiranë gjatë një jave

18 Shtator 2023, 13:49

Gjatë javës që lamë pas, 17 persona janë arrestuar ose janë vënë në hetim në gjendje të lirë në Tiranë,për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.  Ndërkohë, janë gjobitur 896 shoferë.