Shkeljet në rrugë, 16 shoferë në pranga! I pezullohet patenta drejtuesit të mjetit luksoz 'Porsche', lëvizte me 184 km/h në Bypass-in e Fierit

28 Qershor 2023, 16:25

16 shoferë janë vënë në prangat e policisë gjatë 72 orëve të fundit pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Po ashtu, janë vendosur 2345 gjoba për shkelje të ndryshme dhe janë pezulluar 104 leje drejtimi për për shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.