"Shkëlzen Berisha kërcënoi Luan Hoxhën", Romeo Kara: Djali i ish-kryeministrit fshihej pas Gërdecit

25 Janar, 07:50

Efraim Diveroli një prej ortakëve që fitoi marrëveshjen 300 milionë dollarëshe nga Pentagoni për të siguruar municione nga Shqipëria, sipas juristit Romeo Kara ka treguar një takim pune për çmimin e fishekëve në 2007, ku i pranishëm ka qenë edhe Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha.

Kara duke dhënë detaje që hedhin dritë mbi masakrën e Gërdecit, në emisionin "Repolitix" në Report Tv me gazetarin Denis Minga tha se Shkëlzen Berisha, ka kërcënuar edhe Luan Hoxhën, ish shefin e shtabit të përgjithshëm të asaj kohe që aktualisht ndodhet në Amerikë.