Shkëlzen Berisha thirret në gjykatë! Më 14 dhjetor djali i Sali Berishës dhe Aldo Bumçi dëshmitarë në gjyqin për masakrën e Gërdecit

7 Dhjetor 2023, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2023-12-07 15:43:01

GJKKO thërret më 14 dhjetor Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin. Ata do të pyeten në cilësinë e dëshmitarit në seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu I cili akuzohet për shpërdorim detyre në masakrën e 15 marsit 2008 në Gërdec.

Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.

Seanca e sotme u shty pas kërkesës së Fatmir Mediut i cili kërkonte të ishte pranishëm në seancë por e kishte të pamundur pasi duhet të ishte në parlament për votimin e pr/buxhetit. Në seancën e radhës do të jenë 7 deshmitar  të mbetur nga lista e prokurorisë mes tyre edhe Aldo Bumci dhe Shkëlzen Berisha