Ish-deputeti i PD, Roland Bejko, i ftuar në Report Tv komentoi protestën e opozitës ditën e djeshme para kryeministrisë. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Bejko tha se pa në protestë djalin e Berishës, Shkëlzenin që shoqërohej me 5 truproje
Bejko tha se bëjnë karshillëk, ndërsa tha se nuk e kupton se për çfarë duhen 5 truproje, pasi ai është djali i sh-kryeministrit dhe nuk ka mbajtur ndonjëherë ndonjë post publik.
Ndërkohë, Bejko tha se familja e tij është pasuruar me sakrificat e demokratëve.
“Pashë birin e tij me 5 bodyguard, (truproje) për ca duheshin ato 5 bodyguard. Ca ka bërë ky? Nga kush trembet? S’ka pasur ndonjë funksion. Është djali i ish-kryeministrit. Për ca ecin me bodyguard, na bëjnë karshillëk, janë sakrificat tona që ata janë pasuruar, demokratët luftonin me mish e shpirt për hir të partisë”, tha Bejko në Report Tv.