Shkëmbim territoresh Kosovë - Serbi / Pjesa e parë

4 Shkurt 2019, 15:22

Sot në emisionin Repolitix në Report Tv kanë qenë të ftuar ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo, analisti Ilir Kalemaj, ish- ambasadori në OKB, Agim Nesho dhe politologu Adri Nurellari, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Ka qenë Paskal Milo i cili më parë ka pasur rastin të ndjekë këtë çështje si ministër i Punëve të Jashtme dhe si historian. Ai është shprehur se edhe pse projekti është prezantuar nga një prestigjioze serioze si Le Monde por mbetet ende në kuadrin e hipotezës. Ndërkohë ai është shprehur për presidentin Thaçi se nuk është treguar i drejtpërdrejtë në atë çfarë Serbia kërkon apo se çfarë Kosova duhet t'i japë si dhe është historiani Milo pretendon se është i sigurt në garancinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës mbi marrëveshjen.