Shkëndija elektrike u dogji banesën, prej 3 ditësh familja ‘Qypi’ në Belsh në qiell të hapur! 3 fëmijët: Kemi frikë natën, duam shtëpi të re

24 Qershor 2023, 15:46

Prej disa ditësh familja Qypi me tre fëmijë ka mbetur në qiell të hapur.

Shtëpia e tyre në fshatin Hardhi të Belshit u shkrumbua si pasojë e shkëndijes elektrike dhe rrjetit të amortizuar të energjisë.  Kryefamiljari Ali Qypi tregon momentet e tmerrit, luftën me flakët ku mbeti i lënduar për të shpëtuar fëmijët.