Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Më 25 prill të këtij viti në Vau i Dejës, V.K ka qëlluar me pistoletë drejt një makine me qëllim që të vriste drejtuesin e mjetit
Më datë 25.04.2024, në Vaun e Dejës, shtetasi V. K. dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin Gj. N., 39 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ky shtetas. Nga të shtënat pat vetëm dëme materiale.