Shkodër/ Ezani i ndërpret fjalën kryesocialistit te shkolla 'Ismail Qemali', Rama: Ta respektojmë...!

25 Prill, 17:04

Teksa mbante fjalën e tij në takimin e zhvilluar me rastin e prezantimit të projektit të ri për rilindjen e shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër, kryesocialisti Edi Rama është ndërprerë përsëri nga ezani që këndohej nga hoxha (imami) i xhamisë së qytetit.

Në moment, kreu i mazhorancës ndërpreu fjalën e tij dhe u shpreh:

“Ta respektojmë këngën e imamëve...!”

Të pranishmit gjithashtu respektuan ezanin në heshtje deri në mbarimin e tij pas tre minutash.

Ky nuk ëshë rasti i parë që ezani në xhami ndërpret fjalimin e kryeministrit gjatë turit elektoral për zgjedhjet e 11 majit, pasi vetëm dy ditë më parë episodi ndodhi edhe në Berat, gjatë takimit me gratë dhe vajzat e qarkut.